Shoqata e Krijuesve Shqiptarë në Zvicër

Associazione di Creatori Albanesi in Zvicera

Association des Créateurs Albanais en Suisse

Verein der Albanischen Kulturschaffenden in der Schweiz

Video - Projekti


I filluar dhe i realizuar gjatë kohës së pandemisë




Për më shumë video

Për t'u anëtarësuar në SHKSHZ plotëso formularin dhe dërgoje në kontakt@shkshz.ch

Ajo që në sy të jashtëm nuk dallohej ishte edhe më e trishtueshmja: mosdashuria. Në rradhë të parë e vetë shrimtarëve për njëri tjetrin, ajo që pashmangshëm do të sillte ftohjen ndaj letërsisë.


Letësinë po nuk e doje, s'të donte. As ty, as vetveten

Ngjarje


Ekspozitë  Adem Dërmakut

Orari dhe vend-ndodhja


Kanton Solothurn

Kunsthaus Grenchen


Deri më 20 Shtator 2020



Botimi libri për fëmijë - roman


Midaks merimanga kureshtare


                                Ilir Xheladini

Poezi në kohë pandemie

Jeta jonë, frika jonë

Shemsi Makolli


Një ditë në mëngjesin e bardhë
Kur ne befas i hapem sytë
Pikëzat e djerses sonë
Na shëndrisnin në ballë e fytyrë
Dhe avulloheshin si meteorët në univers.

Krijuam kosmose të vogla kristalore
Lindur nga lodhja dhe djegiet tona
Që as edhe mbas vdekjes sonë
Nuk do t’i shkisim dot nga koka.

Para se ta fillojmë ditën e re
Më ngritje e rënje shifrash
Të një karruzeli absurd
Dhimbje e frikë për, e nga të dashurit
Që nuk mund ti fshehim fare.

Sillemi vërdallë
Sikur t’ishim fëmijë të vegjël
Në një botë të çoroditur
Pa ditur çka të bëjmë më shumë,
Çfarë loje të re të shpikim
Për ta ushqyer edhe pak
Jetën tonë të mbyllur në rreth.

Një ditë në agim, pas natës së trishtuar
Jashtë errësires së frikes sonë
Ne do të dalim nga nëntoka si Ante
Dhe do të lindet fati ynë i përbashkët
Për të treguar një histori të re.

Ngjarje që do të na përcjellë përgjithmonë
Do të bëhet Epokë Reference për ne
Ashtu si thuhet në mësimet e historisë
Para ose pas Epokës së Re
Ne do të themi ;
Para ose pas Covid 19

                                                                           06 prill 2020

Shqipe Bytyqi

Ringjallje


Kur bjeshka m’ra mbi supe
dhe jeta gishtat n’melodi funerali çakërdiste,
vajtova shumë
vajtova gjersa çdogjë u shtjerr
Kur më gozhduan mëkateve t‘huaja
më morën për t’vdekur,
e kur varre tokave dhe zemrave hapeshin
u përshfaq stralli yt
e morti n‘theqafje treti

Klitha
aq sa m’zuri gryka
vdekjen m’i trembë
mëkatin-nyje m‘i zgjidhë,
klitha
aq sa zanat ndër kroje ndalën,
u magjepsën
e trastë shpresash
mbi supe m’ngarkuan
klitha
aq sa botes çdo qelizë
u rrënqeth,
çdo fije bari, çdo gjeth
u ndal pezull para se t’bjerë
e sërish frymoi
N’at za
miliona dhembje
miliona shpresa shkrirë…

Pashë shkambin si hapet
dhe ngritjen drejt qielli
frymën tande në çdo fije bari
gjethin si sërish me erën vallzoj
dhe miliona shpresa ringjalljes së pafajsisë
pashë unë...

                                                                           13 prill 2020

Vaxhid Xhelili

Libri i mëngjesit

Edhe sot jam zgjuar para diellit
Për ta vazhduar këngën për vete
Duke pirë kafen e ngujimit
Ngushëllohem si femijë i lazdruar në shprushje të zjarrit të kujtimeve
Imazhe të mbytura mbi sipërfaqe të hënës së zbehur
Më hedhin nga një skaj i ëndrrës në skajin tjetër të përjetimit
Në një tunel të errësuar të biografisë së vjedhur
Rënkon saksofoni i asaj që nuk mund të thuhet me fjalë.


                                                                                             


                                                                                                06 prill 2020


                                                                                             

Besnik Camaj


NDOSHTA NUK DO TË SHIHEMI MË!


Gjendem në re,

po mirë jam.

Po bie shi!

Ju dua!



PEUT-ÊTRE NOUS NE POUVONS PLUS JAMAIS NOUS VOIR!


Je suis dans nuage,
mais je vais bien.

Il pleut!

Je vous aime!



PERHAPS WE CAN NEVER SEE EACH OTHER AGAIN!


I'm in the cloud,
but I'm fine.

It's raining!

I love you!

                                                                                      12 prill 2020


Bujar Salihu

ANTI Covid


E dashur
E sheh si po na ikë edhe kjo pranverë
Me imazhin e greminës
Dhe diellin e saj të zi

Do të vij shpejtë një ditë
Kur do shihemi sy më sy
Plot drita shpirti

Ti do e kesh fituar
Edhe këtë duel me shtizat
E unë do të kem kaluar
Kohën e eklipsit

Dhe përsëri si sot
Mund të jetë pranverë
Veç atëherë
Do kemi përfunduar
Leximin e të gjitha
Kryeveprave

Frymë do marrim lirshëm
Dhe pa maska

                                                      03 prill 2020

Ilir Xheladini

Kohë e pakohë



Dielli gdhinë 

Si piktor që përdor të njëjtat ngjyra shprese,

Në pëlhurë reshë

Pikturë e përkohshmë në kohë trishtimi.

 

E shpirtrat, të vetmuar, iu bashkohen reve

Në personazhe transparente,

Në rrugëtimin drejt harresës

Duke ngecur për pak kohë në dhimbjen e kujtimeve.

 

Të shumtë shkuan pa lamtumirën e fundit

Në rrugëtim grafikash,

Në fitoren e armikut të pa-urryerr

Ku askush s’do kërkoj hakmarrjen.

 

Listat shtohen,

trupat ushqejnë tokën,

Në luftën e shekullit tonë

Fituesit rrinë mbyllur.

                                                                      09 prill 2020


SHKSHZ është subjekt kulturor, që angazhohet të përfaqësoj interesat e Krijuesve Shqiptarë në Zvicër. Ajo gjithashtu angazhohet me gjitha kapacitetet e saj për t’u shërbyer të gjithë krijuesve të të gjitha profileve me synim të prezentimit, afirmimit si dhe shkëmbimit të vlerave kulturore me popujt vendas.
Shoqata bën prezantimin e autorëve të saj dhe të krijimtarisë së tyre. Aktiviteti i saj përqendrohet në organizimin e përgjithshëm të jetës kulturore në Zvicër, përmes takimeve të ndryshme artistike, konkurseve të kategorive të ndryshme krijuese etj.


SHKSHZ është subjekt kulturor, jofitimprurës, jopolitik që respekton me përpikmëri ligjet e vendit ku vepron.

Faqja jonë në fb dhe ajo në internet, do jenë platforma pune të Kryesisë dhe sektorëve për publikimin e informacioneve, aktiviteteve, vendimeve si dhe publikimit të përgjithshëm të profilit të SHKSHZ dhe anëtarësisë së saj.