Portreti i Martin Camajt është ikona përfaqësuese për profilet e anëtarëve tanë nga fusha e letërsisë dhe përkthimeve.
Bit Gecaj
Abedin Kodraliu
Agim Shehu
Agron Tufa
Ahmet Osmani
Ajet Shala
Arbër Ahmetaj
Ardita Lajçi-Gjocaj
Arsim Ferizi
Bajrush Zeka
Bardhec Berisha
Bes Camaj
Brahim Avdyli
Bujar Salihu
Dan Kosumi
Dardan Shkreli
Dashnim Hebibi
Diamant Abrashi
Driton Kajtazi
Edona Haliti
Elida Buqpapaj
Emine Maliqi
Engjull Kengji
Fahrije Kllokoqi
Fatime Kalimashi
Fatmir Braishori
Fatmir Salihu
Fatmire Zenejal Sopa
Fehmi Berisha
Fehmi Qerimi
Florim Useini
Francesko Miceli
Gani Bytyqi
Gëzim Ajgeraj
Haki Morina
Hava Kurti Krasniqi
Hyrije Jusufi
Ibrahim Qazimi
Ilir Xheladini
Isuf Sherifi
Gjyle Krasniqi
Kadri Rexha
Kadri Ferati
Kolë Ceta
Kristina Rasi
Lebit Murtishi
Liliana Cengu
Luan Maloku
Lumi Spahija
Mehmet Haxhosaj
Metush Zenuni
Miradije Maliqi
Mirishahe Limani
Muharrem Blakaj
Musa Osmani
Mustafë Xhemaili
Ndue Sinishta
Nerxhivane Ferati
Prena Gjoshi Gjeloshi
Raze Smajli
Rehana Doko
Rexhep Leci
Sabit Gecaj
Saime Isufi
Shaip Beqiri
Shaqir Ahmeti
Shefik Arifi
Shefik Sadiku
Shefqet Dibrani
Shemsi Dielli
Shemsi Makolli
Shqipe Bytyqi
Skender Buçpapaj
Valdet Berisha
Vaxhid Xhelili
Xhelal Xheladini
Xhemal Ahmeti
Xhemal Rudi
Ymer Shkreli
Valentina Spahija
Zarije Zenuni Bajrami
Shqipe Bytyqi
Poezi
Muharrem Blakaj
Roman
Miradije Maliqi
Poezi
Ilir Xheladini
Roman për fëmijë
Bujar Salihu
Poezi
Kimete Kuqi Durmishi
Roman
Shemsi Makolli
poezi
Besnik Camaj
poezi
Ilir Xheladini
roman për fëmijë
Pa e kuptuar, të kërkoja nëpër vite,
Ty muza e shpirtit tim.
Në fantazinë time,
Të kam pikturuar me ngjyra jete.
Nuk e di përse e ndiej mungesën tënde,
Kur kurrë s'ke qenë në jetën time.
Vjen epshore me hapa të heshtur kuturu,
Zvarritesh mendimeve t'mia.
Klithjet tua, brenda meje
zgjojnë instiktin e bishës së uritur.
Me sy të zhvesh e të pushtoj
Si një lumë i rrëmbyeshëm derdhem mbi shtratin tënd
Në mes na lidh një fije e padukshme,
Sikur më vjen nga botë tjetër.
Nuk e di përse e ndiej relievin tënd brenda meje.
Botë mistike!
Në qiellin e mbuluar me tis errësire,
takohemi në epokalipsin e ëndrrave.
Prapë ti ik, kur dita puthë aurorën,
kthehesh me përendim dielli.
Unë i nënshtrohem pritjes,
Për tu takuar përseri në ëndërr
Atje ku të kam ngritur në piedestalin e shpirtit,
Si shtatore pa emër.
Dritë fshehtësie
U nisa në këtë udhëtim me këngën e me pak magji
Kafkat e fjetura t`i kthej ndër legjenda e rima
Në vargun e fundit të barazohem me ato vetëtima
Që portat e kyçura të shekujve i çelin me poezi
Dola nga vetja të arrij atje ku me gjak s`munda
Në udhën e pashkelur ku koha si lulen më harron
Hirit të fikur që djeg derisa fjalën ma frytnon
Në fund të detit të këngës lë shtegun pa gjurma
Kot më kërkoni atje ku as vetë s`munda të arrij
Çdo vargu t`i vë përbrenda një sy e një kumbonë
Me më zgjuar me buçimë ujvarash në udhë të vonë
Tash i prekur me dritë fshehtësie u nisa të vij
Fundësitë e jetës t`i gjej ndër rima e metafora
Sipër trungut të gjakut të më rrëzëllejë kurora
Aromë burri
I shtrenjti im!
Ato dy fjalë të thjeshta
të munguara kaherë,
sa shumë thanë për mua;
më ngrohën zemrën në këtë acar dimri...
I miri im!
Unë, po atë natë,
të futa thellë kaltërsive
të syve të mi...
Nuk dihet, thashë,
mund të ndodhë një
mrekulli!...
Fshehtas, i vjedhim shikimin
njëri-tjetrit,
kënaqemi, jetojmë
çastet
me frikën se do të
duhemi shumë,
pastaj do të humbim,
do lëndohemi.
Mezi lindi ajo ditë e varur në çengelin e shpresês,
dhe ëndrra e gurtë mori frymë.
E thinjur lutja, me duart qiellit
e mendimi vinte i bukur si bukuria e lindjes.
Po e lashtë ajo dëshirë se të vërtetës do ti
xhveshej lëkura, jo për gjë tjetër
po veç mos të lëngonte më mungesa.
Mezi lindi e uruara ditë e qeshi dielli i acartë
në numërimin e nëntë të atij muaji prushi.
Ti erdhe vogëlushe, u bëre dita ime më e bukur,
e fryma ime frymoi me aromën tënde
Jo rrallë e gjej veten në psherëtime.
Dhe më çfaqesh ti!
Të rinjoh kur ma dridh zemrën.
E di, ma përkujton sërish se jam gjallë,
dhe zgjat ato duart e tua të vogla,
përpiqesh të gjesh, mos ka mbetur akoma,
ndonje vend bosh, ndonjë hapsirë
rreth zemrës time të pa pushtuar, që ta pushtosh.
Pastaj më vesh me sy shprese
sikur do të thuash:
Jam vargu yt i përvuajtur,
jam dielli yt!
Mos e përtyp ditën me qepalla të akullta
se gjërat e vogla krijojnë lumturinë.
Fëmijët e vegjël janë më të mëdhenj se bota,
kur i përkëdhel syri i dritës,
e asnjë errësirë nuk është e errët,
ti më ke mua!
Jam Hana, e nesërmja e yte.
të parin flamur e ngulni në zemrën time
të parin flamur pas besës
unë kam vetëm një zemër dhe një tokë
në tokë shkilni të gjithë me mëkatet
për zemër e pritni radhën
të dytin flamur e ngulni në maje të gjuhës
të dytin flamur pas gjakut
unë kam vetëm një gjuhë dhe një djep
në gjuhën time betohuni se jini vëllezër
e në djep betejë e madhe ju pret
të tretin flamur e ngulni në shpirtin tim
e hiqni vallen e shtogut
o unë kam një Kosovë dhe një flamur
në Kosovën time e hudhni farën
e fluturën e keni flamur
të katërtin flamur e ngulni në maje të botës
e maja e botës është në kokën time
hej unë kam veç një kohë për betim
kokën time e shqelmoni lirisht si djallin
se betimi është ky që dhashë
Sa herë ia shtëngoj telat harfës së kujtimit
Ëndrrat e tua hipur mbi kalin e shkumuar
Bëjnë fotografi
Shkallëve të Universitetit
Unë i rebeluar insaloj sy rrugëve
Shesheve të lodhura nga këmbësorët
Prishtinës ia sjell te hunda tamblin e nënës
Me kalerimet e mia
Të shfrenuara o Zot
Për ty është diku
Një rrugë pa mbishkrim, e pafund
Që ta mori hijen me vete
Për ty është diku
Një rrugëplot gjarprinj, plot thika të ndryshkura
Plot gurë më të pikëlluar se lulja
Për ty është diku
Varri i rezervuar në pako cigaresh
Era që të shpon me gjethe
Për ty është diku
Kënga e operuar nga kanceri
Tingujt e tu të shpërndarë
Për ty është diku
Fundi i fluturimit të pulëpardhave
Trokitje e ujëvarave në mjegull.
Ti e di, Lumbardh, më shumë se çdo njeri tjetër unë jam lum
Unë e di, Lumbardh, ti më shumë se çdo lum tjetër je njeri
Ne jemi vëllezër binjakë të lindur në të njëjtin çast nga e njëjta
Shtatzani ne jemi të lindur vëllezër binjakë
Djepi im dhe shtrati yt larg e larg janë në tokë
Shtrati yt dhe djepi im pranë e pranë janë në qiell
Në djepin tim të qiellit kur unë kam qarë ti ke ardhur sa
herë e më ke pajtuar
Kur ti ke klithur unë kam ardhur sa herë e të kam
pajtuar në shtratin tënd të qiellit
Ti nuk më pritet kur erdha në Prizren, s’lashë kënd pa pyetur
Ka ikur atje ku e nuk e ka nata, dita nuk e ka
Më thanë të gjithë në qytetin e zambaktë
Me petalet hoje hënash të bardha, hënash të verdha, hënash blu
Nga brigjet e ezaneve deri tek brigjet e kumbonave nga rrjedh ti
Në Kosovë ti i ke vëllapritur, i ke shoqëruar kudo të
gjitha mungesat e mia të mëdha
Në Kosovë ti i ke paraqitur kudo të gjitha mungesat e mia të mëdha
Deri te pika më e përgjakur e lotit
Deri tek pika më e përlotur e gjakut
Rrjedha jote, mendje më e shpejtë se mendja e njeriut
Nuk i pasqyron brigjet mbi krahët e lumit
Rrugët mbi krahët e brigjeve, pemët mbi krahët e rrugëve
Zogjtë mbi krahët e pemëve, retë mbi krahët e zogjve
Diejt mbi krahët e reve
As të papërjetshmit e tjerë, as të papërjetshmet e tjera
Nuk pasqyron as mua vëllain tënd, as ty vëllain tim
As dashurinë, as amshimin, as vuajtjen, as pasionin nuk e pasqyron
As të përjetshmit e tjerë, as të përjetshmet e tjera
Kapërceva mbi të gjitha urat e tua
Në qytetin me mbrëmjet bionde të shirave kaçurelë
Më shumë se lum, ti e di, unë jam njeri
Dhe sikur të kaloja nën të gjitha urat e tua
Nën të gjitha urat e lumenjve të tjerë vëllezër dhe jovëllezër
Sado të doje ti, unë nuk do të shndërrohesha në lum
Sado të doja unë
Megjithëse më shumë se çdo lum tjetër je njeri
Edhe po të kaloje mbi të gjitha urat e tua
Mbi të gjitha urat e lumenjve të tjerë vëllezër dhe jovëllezër
Ti prapë nuk do të shndërroheshe në njeri
Sa herë, për të ardhur tek ti
Më kanë zënë tabanët e këmbëve në dhé të fundit të oqeaneve
Më kanë zënë flokët e kresë në yje të majave të qiejve
Unë s’jam më i vjetër se ti e ti s’je më i ri se unë
Ti je më se lum, o Lumbardh, unë jam më se njeri
Do të vij si shiu paparitmas me rrebesh
Mbi dritaren tënde të zemrës verës së ngrohtë
Mbi çarçafët e bardhë të mendimit të pluskojë ujshëm
Do të vij si shiu papritmas me rrebesh
Si shiu do të vij pa hetueshëm nën lëkurë të të futem
Në mendime ngroht të prekë me gishtat e padukshëm
Në qiellin tënd të lotëve të ngrirë të pikërrojë gëzueshëm
Si shiu do të vij pa hetueshëm nën lëkurë të të futem
Do të vij si shiu si shiu do të vij
Ta shuaj zjarrin e verës ta ngrohë freskun e dimrit tënd
Krejt befasisht të futem brenda teje të mos dal nga aty
Do të vij si shiu si shiu do të vij të krijoj ylbergëzimin te ti
Eja mik,
si kurrë më parë kam pastruar rrotën e hekurt
që hap derën e hyrjes në ndërtesën ku banoj
pastaj edhe dorezën e derës,
pragjet, dyert, duart,
eja,
si kurrë më parë kam pastruar dritaret,
ballkonin, lulet, fotografitë në mur,
parketin, tepihët, karriget, fotelet, librat, kuzhinën, wc-në, banjon,
vitrinat, televizorin, telekomanadat, llambat…
gjithçka që mund të jetë shtrat i vrastarit covid,
eja,
si kurrë më parë kam mbushur kuzhinën me gjësende ushqimore
edhe podrumin e kam bë zap,
nuk i dihet se sa do të na mbajë ngujuar ky armik,
kam edhe ujë edhe verë me bollëk
për të larë duart dhe trurin për të shpërlarë.
Eja mik, eja,
do të të pres me duar të veshura me dorëza të bardha
do më gjeshë në këmbë, flej ulur
katër vetë jemi në 100m katrorë dhe dëgjohemi shpesh
flasim me zë të lartë sepse maskat na i mbysin tingujt
dhe ngase e respektojmë distancën sociale prej dy metrash.
Lajmet e tri gjuhëve i lexojmë, dëgjomë, e i komentojmë; shqip, gjermanisht, anglisht
dhe japim përfundime se kjo luftë me këtë virus do zgjasë edhe më shumë
për aq sa ne do ta nënvlerësojmë vogëlsinë e tij,
për aq sa ne do të nënçmojmë këshillat që të trusim në shtëpi,
dhe për qa sa ne do ta mbiçmojmë madhësinë tonë.
Eja mik, gjithçka e kam dezinfektuar me kujdesin më të madh
as një mizë nuk fluturon në perandorinë time prej 100 metrash katrorë
dhe mos më thuaj që nuk të thirra; eja, po munde,
kur udhët shëndetësore, sociale, ekonomike, politike…
na i ka bërë lëmsh covid-i i 19të
dhe jetët e frymët na i thith sikur pika të nxehta tambli.
SHKSHZ është subjekt kulturor, që angazhohet të përfaqësoj interesat e Krijuesve Shqiptarë në Zvicër. Ajo gjithashtu angazhohet me gjitha kapacitetet e saj për t’u shërbyer të gjithë krijuesve të të gjitha profileve me synim të prezentimit, afirmimit si dhe shkëmbimit të vlerave kulturore me popujt vendas. Shoqata bën prezantimin e autorëve të saj dhe të krijimtarisë së tyre. Aktiviteti i saj përqendrohet në organizimin e përgjithshëm të jetës kulturore në Zvicër, përmes takimeve të ndryshme artistike, konkurseve të kategorive të ndryshme krijuese etj.
SHKSHZ është subjekt kulturor, jofitimprurës, jopolitik që respekton me përpikmëri ligjet e vendit ku vepron.
Faqja jonë në fb dhe ajo në internet, do jenë platforma pune të Kryesisë dhe sektorëve për publikimin e informacioneve, aktiviteteve, vendimeve si dhe publikimit të përgjithshëm të profilit të SHKSHZ dhe anëtarësisë së saj.